Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas policisë i riu është konstatuar duke lëvizur me automjet.
Njoftimi i Policisë:
Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 24 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje.