-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘U lirua për 500 mijë dollarë’/ Flet avokati i McGonigal: Po kalon një ditë shqetësuese!

Kryesoret

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, i cili është i akuzuar për ndihmën e një oligarku rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane është liruar me kusht. Charles McGonigal, 54 vjeç, u lirua nga gjykata federale e Manhatanit pasi pagoi një garanci prej 500,000 dollarësh, pas arrestimit të tij të shtunën për akuzat e paraqitura.

‘Zbërthehet’ McGonigal, deklaron pafajësi mbi akuzat për marrje parash, lirohet kundrejt pagesës!

Një nga aktakuzat, e ngritur në Manhattan, akuzon McGonigal për shkelje të ligjeve të sanksioneve të SHBA-së duke punuar për Oleg Deripaska, një mik miliarder i Vladimir Putin, pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI.

Akuzat e tjera, të ngritura në Uashington, pretendojnë se McGonigal ka marrë 225,000 dollarë ryshfet në para nga një ish-agjent i paidentifikuar i inteligjencës shqiptare (Agron Neza), ndërsa drejtonte degën e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Reagon “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, pranon takimin me Ramën dhe sulmon Berishën!

McGonigal, i cili doli në pension në vitin 2018, luajti një rol në hetimet e ndjeshme dhe të profilit të lartë, duke përfshirë hetimin e Robert Mueller mbi lidhjet e supozuara të Rusisë me fushatën presidenciale të Donald Trump në 2016.

Ndërsa largohej nga gjykata, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, u tha gazetarëve se klienti i tij “ka pasur një karrierë të gjatë dhe të shquar me FBI-në”.

“Kjo është padyshim një ditë shqetësuese për zotin McGonigal dhe familjen e tij, por ne do t’i shqyrtojmë provat, do t’i shqyrtojmë nga afër dhe kemi shumë besim te z. McGonigal,” tha DuCharme.

Jo vetëm me Shqipërinë! Lidhjet e ish-agjentit të arrestuar të FBI-së me Ballkanin

Vetëm dy ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit