Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ishte ora 10:00 kur Berisha ngjiti shkallët e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihet se për çfarë dosje është thirrur për t’u pyetur.
Por nuk përjashtohet që dëshmia e tij të lidhet me dosjen e “Gërdecit” ku emri i tij është lakuar jo vetëm në media, por edhe në një shkresë ku shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.
Për këtë u pyet pak javë më parë edhe Aldo Bumçi ish-ministër Drejtësisë në momentin e tragjedisë. Pak ditë më parë SPAK i komunikoi akuzën për shpërdorim detyre ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Kush e lidhi Shkëlzen Berishën me Gërdecin? Bumçi irritohet në SPAK: Shënimi u falsifikua