I ftuar në emisonin “5Pyetjet nga Babaramo”, Migen Qiraxhi, përfaqësuesi i Qendresës Qytetare, foli për bojktotin e PD dhe mospjesëmarrjen në komisionin e reformës territoriale dhe zgjedhore, ditën e sotme.
“Ne kemi intensitet të lartë të SPAK ku ka vendosur zyrtar të lartë të qeverisë në burg, nën dyshimet e korrupsionit. Në këtë kuptim opozita menjëherë e dalë nga zgjedhjet kërkon që ta shfrytëzojë këtë moment edhe ti imponohet shoqërisë për të krijuar një lloj krize në hapësirën publike, që mos të rrëzojë qeverisjen. Por kjo është një funskion i paplotë i opozitës. Opozita duhet të jetë edhe një doktrinë në vetvete, përveç avantazhit që i ka dhënë SPAK-u”, u shpreh Qiraxhi









