-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shtëpia e barit” në Shijak, Fredi Krasniqi: Më duheshin lekët për operacion

Kryesoret

Fredi Krasniqi njëri prej pronarëve të “shtëpisë së barit” që u zbulua në Shijak dy ditë më parë u la në burg.

Gjithashtu ai ka dëshmuar se kanabisin e ka mbjellë pasi i duheshin lekët për një operacion.

Krasniqi është shprehur se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal dhe se arsenalin e armëve e ka që nga viti 1997.

Armët i kam ruajtur që prej kohës së trazirave që përkon me vitet 97’ dhe i kam ruajtur që në atë periudhë brenda një muri të dyfishtë.

Bimët narkotike i kam mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur.

Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mund ta përballoj koston në formë tjetër. Çdo impiant që është vendosur në shtëpi, është bere nga unë dhe nuk ka financuar asnjë grup kriminal”, ka dëshmuar Fredi Krasniqi.

Kujtojmë që pronari tjetër i shtëpisë Selam Krasniqi vëllai i Fredit është ende në arrati.

Ndërkohë gjatë kontrollit në “shtëpinë e barit” u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu u gjet edhe një arsenal i armësh  të fshehura në një mur të dyfishtë, ku u gjendën 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit