-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi pajton demokratët në Elbasan? Alibeaj: Na duhet një fitues

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm në festën e 32-vjetorit të themelimit të partisë më të madhe në opozitë në Elbasan. Në takim ishin deputetët e qarkut të Elbasanit që janë kundër Sali Berishës, i cili e festoi 32-vjetorin pak ditë më parë me Ilir Metën në këtë qytet.

Kur pyet për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, në kushtet kur Sali Berisha shpalli Luçiano Boçin, Alibeaj tha për mediat se qëllimi ishte që të arrihej në një dakordësi për një kandidat që do kishte mbështetjen e të gjithë demokratëve.

Sipas tij, duhen bërë sondazhe me qytetarët dhe të merret mendimi i selisë lokale për të caktuar një kandidat që përfaqëson të gjitha rrymat dhe jo një kandidat të njëanshëm i cili nuk siguron dot fitoren. Alibeaj tha se do të merret mendimi i strukturave dhe më pas në Kryesi dhe Kolegjin e Kryetarëve do të miratohet kandidatura për Bashkinë e Elbasanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit