Efektivja e policisë, Anisa Kostani e cila u aksidentua pak ditë më parë Tiranë ka reaguar për herë të parë në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Kostani falënderoi të gjithë ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e e saj.
Nga ana tjetër ajo nuk ka harruar t’u kthehet të gjithë komentuesve të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.
“Ju falenderoj tepër per çdo mesazh pozitiv, ju falenderoj të gjithëve qe mu gjendet pranë; ishit të shumtë. Ndërsa ju të tjerëvë qe shpalosni talentin shpellar nëpër komente, gjarpri është më mirë se kurrë, nën kujdesin e familjarëve të mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqtë e mi a kane patente me vete. Shëndet!”, shkruan ajo.
Efektivja u aksidentua me makinë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.
Ajo ishte pasagjere në mjet dhe pësoi lëndime në trup dhe u transportua në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.
Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra u ndalua nga policia dhe ishte pa leje drejtimi.