Kuvendi me kërkesë të PS-së përjashtoi Sali Berishën dhe katër deputetë të tjerë të opozitës. Deputeti i PD, Sajmir Korreshi ishte i ashpër me pezullimin për 10 ditë 5 deputetë të PD-së për shkak të bllokimit të foltores dje.
“Fillimisht nuk u komunikua për rend ditë kurse sot në mbledhjen e sekretariatit na u komunikua se do të futet dhe në rend dite dhe përjashtimi i Ramës për atë që i tha zotit Bardhi.
Sot ky sekretariat ka legjitimuar fjalën palaço, sharjet. Këtu është sharë me rob shpie dhe gjithçka shihet si normalitet.
Që sot e tutje, kryetares së Kuvendit, kryeministrit dhe të gjithë parlamentarëve do tu drejtohemi me fjalën palaço, palaço burrë, pallaco femër. Rama do vazhdojë me palaçolliqet e tij edhe pse i është shtrënguar laku. Po na bëjnë një farsë parlamentarizmi shqiptar.
Me kartonat dhe votat që kanë sot nuk mund ti mbyllin zërin opozitës. Që sot, është palaço parlament, palaço kryeministër dhe palaço qeveri” tha Korreshi.
Bllokuan foltoren e Kuvendit, përjashtohet Berisha dhe 4 deputetë të PD-së