Një vrasje e dyfishtë ndodhi brenda një familje në fshatin Tervol të Gramshit pasditen e sotme. Autori 75-vjeç, Xhevit Sinani ka vrarë gruan, Zeqinenë dhe vëllain e tij Shaqirin.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura. Pas goditjes me sende të forta janë qëlluar me çifte nga autori.
Britma, ulërima dhe plumba! Si e vrau burri gruan dhe vëllanë në Gramsh?
Fillimisht ka qëlluar gruan në shtëpi dhe më pas ka shkuar te vëllai duke e ekzekutuar.
Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat e policisë ndodhen në skenën e krimit dhe kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka tronditur familjarët. Ishte vetë autori që mori në telefon djemtë dhe i lajmëroi për krimin.
Dalin emrat e viktimave në Gramsh! Pse burri e vrau gruan dhe vëllanë me çifte?