-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte dalë për të peshkuar, gjendet i mbytur i moshuari në Fier

Kryesoret

Nasi Xhoxhi 78-vjeç është gjetur i mbytur në bregdetin e Semanit. Ditën e djeshme i biri bëri denoncim në polici se i ati kishte dalë për të peshkuar por nuk ishte kthyer në shtëpi prej 3 ditësh.

Bëhet me dije se trupi i të ndjerit është gjetur nga familjarët, rreth 50 metra larg vendit ku i moshuari peshkonte gjithmonë.

Denoncimi nga djali i të moshuarit: 

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim  dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

Kishte dalë për peshkim, zhduket i moshuari në Fier

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit