Distancimi i herë pas hershëm i Kiarës dhe ndrojtja e saj ndaj kamerave për të shprehur qartë ndjenjat ndaj Luizit, kanë stepur këtë të fundit.
Duke folur me Amosin dhe Kiarën në oborr, Luizi i tha kësaj të fundit që nëse largohet prej saj, vështirë se kthehet më.
Amos nga ana tjetër, i tha Luizit që t’i japë kohë Kiarës, por ai tha se nëse largohet një herë prej saj, nuk ka ‘burrë nëne’ të kthehet më pas.
Ndonëse nuk e priti mirë dekaratën e Luizit, Kiara nuk e shfaqi mërzinë përballë tij.