-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje dhe plumba! Gjyqi publikon pamjet e vrasjes së Malkos, nëna lot dhe mallkime

Kryesoret

Në gjykatën e Posaçme po zhvillohet gjyqi kundër klanit “Duka” për vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit që konsiderohej si “ushtar” i Ervis Martinajt, i zhdukur prej vitit të kaluar. Në gjyq janë shfaqur pamje nga momenti vrasjes së Malkos.

Pamjet tregojnë lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, ndjekjen deri në vrasjen në rrugën “Xhanfize Keko”. Sipas prokurorisë, Malko është qëlluar nga brenda makinës.

Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur si “Doxha”. Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit, Leonard i njohur si “Princi” dhe Erlis Duka. Vëllezërit Duka dhe Fatmir Hyseni janë duke u gjykuar në një proces tjetër.

Ndërkohë është dënuar Blendi Teta dhe janë në proces Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj. Gjatë kohës së procesit që pa kamerat e sigurisë ishte dhe nëna e Santiago Malkos, e cila gjatë shfaqjes së momentit të vrasjes së të birit shpërtheu në lot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit