Krim në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërbol, njësia Pishaj në Gramsh.
Pas një debati në familje, Xhevit Sinani ka marrë armën e gjahut, çifte duke qëlluar gruan dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani.
Të dy kanë vdekur në vend nga të shtënat. Autori është arratisur. Policia është vendosur në kërkim të tij.
Paraprakisht po merren edhe dëshmitë e para të fqinjëve dhe të afërmve.