Tre fregata, dy turke dhe një italiane të NATO-s janë ankoruar në portin e qytetit të Durrësit.
Në orët në vijim pritet që të mbërrijë edhe një tjetër, franceze në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët.
Fregatat janë anije të NATO-s, të cilat do të kryejnë praktika të çminimit në kuadër të stërvitjes së forcave të aleancës.