Një 80-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati në Fushë Krujë. Sipas njoftimit të policisë i moshuari i identifikuar me inicialet A. B ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.