Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të kontrolleve të shtuara në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të bagazheve janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.
Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.