-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e FBI-së/ “Daily Mail”: Si e zbuloi dashnorja lidhjen e McGonigal me Ramën

Kryesoret

Vazhdon jehona e skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Dje u zbulua se ishte e ish-e dashura e agjentit që njoftoi FBI-në. Lajmin e ka pasqyruar me detaje të reja edhe “Daily Mail”.

“Charles McGonigal, ish-agjenti special në krye të Divizionit të Kundërzbulimit të FBI- së në Nju Jork  dyshohet se u dorëzua në FBI nga ish-dashnorja e tij, Allison Guerriero, pasi ai i dha fund lidhjes së tyre dhe i tha se nuk do ta linte gruan e tij për të.

Gjatë kohës së saj me McGonigal, Guerriero zbuloi një çantë me para në apartamentin e tij në Park Slope, Brooklyn në tetor 2017, dhe kur ajo e pyeti për këtë, ai pretendoi se i kishte fituar paratë përmes bixhozit në një lojë bejsbolli.

Ajo vë në dukje se si McGonigal mund të ketë abuzuar gjithashtu me pozitën e tij të besimit, pasi kishte hapur një herë një hetim të FBI-së ndaj një shtetasi amerikan që loboi për një kundërshtar të kryeministrit shqiptar, me të cilin ai ishte afruar.

Në aktakuzën e së hënës thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-spiuni i paidentifikuar kur u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017, ku i dha Ramës ‘parafernalitë e FBI’ dhe i ofroi këshilla për licencat fitimprurëse të shpimit të naftës.

McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi të vitit 2017 në Shqipëri me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225,000 dollarë në tre pagesa të veçanta në para” shkruan “Daily Mail”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit