Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl gjatë një aktiviteti në Gjilan ka rikujtuar fjalët e një miku të tij për Kosovën. “Para disa vitesh, një koleg nga Bullgaria, duke qëndruar bashkë me të para një hoteli në Prishtinë, po shihnim në mbrëmje qiellin”, nisi rrëfimin Mandl.
“Tani po citoj atë kur më tha se Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së dhe rrjedhimisht ne duhet të kujdesemi për foshnjën tonë”, ka shtuar ai. Mandl tha se e di çfarë ka dashur që ai të thotë dhe se kjo është më së e vërtetë edhe në ditët e sotme.