-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Investoni në bursë”! Goditet në Tiranë call center që zhvati europianët

Kryesoret

Administratori i një call center në Tiranë është arrestuar dhe katër punonjës janë proceduar penalisht për mashtrim të qytetarëve të huaj duke i gënjyen se po investonin në bursa, por në fakt i zhvatnin.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i O. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit call center.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për: A. B., 23 vjeçe, A. H., 23 vjeçe, E. D., 32 vjeç dhe P. T., 25 vjeç, të katërt banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Sekuestrohen njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Kjo është e disata herë që goditen subjekte të tilla. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit