Pak ditë më parë drejtësia italiane në bashkëpunim me SPAK-un goditën një grup kriminal që vepronte në dy vendet, por që drejtohej nga tre shqiptarë në Durrës që trafikonin përtej Adriatikut kokainë, heroinë dhe kanabis. Emirjan Beu dhe Gernard Ago ishin dy prej drejtuesve të grupit të trafikut të drogës që u shkatërrua nga SPAK dhe autoritetet italiane. Shumë biseda janë zbardhur. Nga përgjime del edhe njëri prej drejtuesve të grupit kriminal, Emirjan Beu e kishte pseudonimin ‘Noizy’.
“Po vjen mushka, çokollata dhe pako”! Dalin përgjimet që “fundosën” bandën e Durrësit
Pjesë nga përgjimet;
Rexhep Dallupi: Nuk eshte ashtu… se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte… i pelqente, mori edhe leke dhe beri… dmth Noizy (Emirjan Beu) nga ky (nga Alfred Luli) dmth ai cuni tjeter (furnizuesi i Noizyt) ka per te marre 500-600 mije euro.
Enkeleda Bakalli: Ai punonte me te vellane (Gjergj Luli) dhe kete (Noizy-n) e ka mbajtur aq shume per….
Rexhep Dallupi: Shiko si ishte puna, Emirjani me tha qe ky (Alfred Luli) ne nje muaj me hoqi 5-6 buke, ne 2 muaj hoqi një buke e gjysem… (dmth me pare shiste per llogari te Noizy-t 5-6 kg ne muaj dhe pastaj vetem 1 e gjysem). Prit se ka dicka ketu, e kupton?
Enkeleda Bakalli: E shikon si eshte puna zemra? Ai (Alfredi) punonte me te vellane (Gjergji) dhe me kete mbante marredhenie te mira.
Rexhep Dallupi: Po por me mire thuaj “vlla nuk punoj me dhe mos merr me” kurse ai shkonte ketej e andej… prandaj kishin dyshime per ate…donte te dinte ku e merrte… ai me tha (Noizy) “nuk ka mundesi qe te me heq vetem 2 buke e gjysem ne tre muaj” sepse ai heq 5 buke ne muaj sepse ka kliente qe marrin gjysem kile çdo muaj…
“Me qetësi dhe dashuri”! Përgjimet e trafikantëve në Durrës: Nesër e ke aty “pakon”