Grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeajt nuk ndalet. Ai ka përzgjedhur dhe dy emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal.
Bëhet fjalë për Vaun e Dejës dhe Patosin që do të jetë në garë me dy zonja.
Zyra e shtypit të grupit të Alibeajt njofton se mësuesja Pranvera Rizai do të jetë kandidatja e PD për bashkinë e Patosit.
Klomentina Drini është kandidatja që do të përfaqësojë PD e Alibeajt në zgjedhjet vendore të 14 majit në Vaun e Dejës.
Grupi i Enkelejd Alibeajt ka zbuluar deri tani disa emra për bashkitë duke vijuar linjën e “6 Marsit” që PD të dalë me dy kandidatë.