Sot dolën në gjyq për masën e sigurisë 15 të arrestuarit nga operacioni i SPAK dhe Guardia di Finanza që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. 6 persona janë ende në kërkim.
Banda drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Në dritë kanë dalë edhe komunikimet mes grupit kriminal për kokainën, heroinën dhe kanabisin.
Përgjimet zbuluan edhe identietin e një furnizuesi të lëndës narkotike. Në këtë bisedë Loren Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh: “Nesër e ke aty (kamionistin) nëser në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”.
Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës ?
Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.
Simboli “A” tregon lëndën narkotike të lloji marijuanë nga Shqipëria
Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë
Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram, fjala “tym” dhe “çokollate” tregon substancën narkotike të llojit hashash
Fjala “lekë” monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.
Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave.