-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama sëmurë? Tabaku: Dil dhe jep llogari për lidhje me rusët dhe dosjen e FBI-së

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i kërkon kryeministrit Edi Rama që të dalë dhe të japë shpjegime për lidhjet me oligarkun rus dhe dosjen e FBI-së ku po hetohet ish-zyrtari i lartë.

“Buza që flet të vërtetën, qëndron përgjithmonë, kurse gjuha që gënjen vetëm për pak kohë.” (Proverbat 12;19)

Për mbi katër vjet, shqiptarët 🇦🇱 janë helmuar nga mashtrimi se Partia Demokratike është financuar nga rublat ruse. Një njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe dhe e gatuar në zyrat e kryeministrisë që nuk kanë lënë shpifje pa drejtuar karshi nesh.

Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfraë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI paguar nga rusët?!

Duan të dinë se si oligarku Putinit përfitoi status investitorit strategjik menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA?

Shqiptarët duan transparencë për çfarë ka ndodhur me koncesionet që u jepen  oligarkëve rus 🇷🇺 ndërsa paguhen para korrupsioni për të sulmuar PD” shkruan Tabaku.

Ditët e fundit, Edi Rama nuk është shfaqur në aktivitete që pas daljes së skandalit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës dje në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, teksa ndër të tjera zbuloi edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Dukës, Rama nuk ishte i pranishëm në sallë sepse është i sëmurë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit