-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krasniqi: Kosova është në ditët më të vështira që nga çlirimi

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se vendi është në një depresion me njerëz të cilët presin para ambasadave për një vizë për t’u larguar. Sipas tij, Kosova është në ditët më të vështira që nga çlirimi.

Këto deklarata i bëri gjatë Konventës së 7-të të Rinisë Demokratike, ku ftoi rininë kosovare që të angazhohet pranë forumeve të PDK-së për të ngritur zërin dhe për t’u bërë ndryshimi që duan të shohin në vend.

“Jeni dëshmitarë se aktualisht Kosova është në ditët më të vështira të saj që nga çlirimi i vendit. Ekonomia e vendit tonë nuk po zhvillohet, shtetësia jonë p kontestohet, lufta jonë për liri po gjykohet, ndërsa qeveria jonë nuk ka zgjidhje për asnjë nga krizat e njëpasnjëshme që i ka prodhuar vet dhe çka ka sjellë kjo gjendje sot, një frymë depresioni. Familjet kosovare janë në krizë sociale, puna është e pamjaftueshme dhe perspektiva shihet duke pritur për një vizë në ambasada të huaja. Gjendja është e rëndë por duke ju parë juve sot e di që nuk ka gjendje të rëndë që mund ta ndalë vullnetin e juaj për t’i kthyer gjërat mbarë”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi tha se mision i të rinjve por edhe i vet Partisë Demokratike është që të thyejnë këtë depresion dhe të mbjellin shpresën dhe të ardhmen që i duhet këtij vendi. /kp

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit