Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat.
Mësohet se dy vellezrit Ardit 22 vjeç dhe Kristin Hysa 19 vjeç janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.
Të rinjtë kanë marrë ndihmën e parë në Burrel por për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.