Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po shesin energjinë elektrike 5 herë më lirë se sa shitet në bursë.
Në një postim në facebook Berisha shkruan se kjo është një vjedhje e shfrenuar që po i bëhet popullit shqiptar.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Vjedhje e shfrenuar!
Rama-Balluku shesin energjinë elektrike 5 herë më lirë se sa shitet në bursë.
Kështu ata shesin energji me 25€ megavatin ndërkohë në bursë çmimi është 190€!
Çfarë ndodh?
Hajdutët Rama-Balluku e shesin tek sekseri i tyre me 25 euro dhe ky i fundit e shet me 190€, fitimin prej 165 euro për megavat e ndajnë sëbashku!
Kjo është vjedhje e shfrenuar!