-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e fëmijëve azilkërkues, Dailymail: Largohen për të mos i kthyer në Shqipëri

Kryesoret

Pas njoftimeve nga Anglia për zhdukjen e 200 fëmijëve azilkërkuesve në hotelet e Home Office natën e kaluar babai i një prej atyre fëmijëve u shpreh se djali i tij u largua në mënyrë që të mos mund të kthehej në Shqipëri.

Sipas Dailymail 18-vjeçari flet me të atin çdo ditë dhe u dërgon para nga puna që bën në një kantier ndërtimi në Londër.

Orgito Luka ishte 17 vjeç në momentin kur u zhduk në maj të vitit të kaluar. Ai nga autoritet është i zhdukur.

Ministri i Emigracionit në Angli, Robert Jenrick njoftoi javën e kaluar zhdukjen e 4600 fëmijëve azilkërkues të cilët që mbërritën në MB që nga viti 2021.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e disa adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.

Disa nga emrat nuk figurojnë në të dhënat shqiptare duke sugjeruar se ata mund të kenë dhënë detaje të rreme ose janë bërë gabime.

Të tjerët duket se kanë llogari aktive në mediat sociale që tregojnë rroba firmato, restorante të shtrenjta dhe makina luksoze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit