-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i KIPRED: Nëse Kosova shpallet fajtore për procesin e dialogut, prishen raportet me aleatët

Kryesoret

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci u shpreh se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë ende në fuqi.

Ai ka shprehur rrezikun që nëse Kosova shpallet fajtore për ngecjen në procesin e dialogut atëherë kjo mund të shkaktojë prishjen e aleancës së Kosovës me shtetet që e kanë bërë Kosovën shtet.

“Asociacioni ëshë një gjë që duhet ta bëjmë sepse nuk e kemi shfuqizuar marrëveshjen e 2013 e as të 2015. Legalisht ky obligim qëndron, e pse nuk është realizuar deri më tani kjo është një çështje tjetër”, ka thënë ai.

Ai shtoi se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të mos shtyrë vendimin për targat ka bërë që Asociacioni të dalë nga pako e marrëveshjes finale.

“Çështja e Asociacionit ka dal nga pako e përgjithshme dhe po kërkohet që Asociacioni të zbatohet para marrëveshjes së madhe”, ka deklaruar ai.

Peci gjithashtu u shpreh se Kosova gjendet në një situatë delikate për sa i përket raportet me SHBA-të.

“Jemi në një situatë delikate. Ne kemi parë një lloj ngrohje të raporteve tona Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë, mirëpo pas saj raportet ndrruan – por ne edhe duhet ta kuptojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan ta kurthojnë në konflikte ku ato nuk duan të jenë pjesë e saj”.

“Nëse ne shpallemi fajtor dhe Serbia nuk shpallet fajtor për çështjen e Kosovës, unë mendoj që Kosova do ta humb de facto aleancën me shtetet që na kanë bërë shtet”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit