-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi, eurodeputeti: Nëse s’ka progres rruga drejt BE-së do të jetë i ngadaltë

Kryesoret

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik është shprehur se Serbia nuk mund të bëjë progres në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian pa  normalizuar marrëdhëniet me Kosovës.

“Progresi në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do ta përmirësonte dukshëm pozicionin e Serbisë si në Parlamentin Evropian ashtu edhe në institucionet tjera evropian”, ka thënë eurodeputeti të cilin e kanë cituar mediat serbe.

Sipas Bilçik për Serbinë nuk ka qenë e lehtë kur ka vendosur për anëtarësim në BE, por ka thënë se duhet të marrë edhe të tjera vendime të rëndësishme.

Ai ka thënë se pikë e parë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës, sepse pa e bërë këtë gjë siç ka deklaruar ai, “progresi drejt Bashkimit Evropian do të jetë i ngadalshëm, apo s’do të funksionojë fare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit