-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në shënjestër për t’u ekzekutuar! Si u shpëtoi atentateve prokurori me “Rrumin”?

Kryesoret

Porositësit e donin të vdekur jo vetëm Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi i Shijakut, por edhe prokurorin Arjan Ndoja. Pas atentatit të 1 nëntorit 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, e ndoqën këmbë pas këmbe Arjan Ndojan dhe në së paku tre raste tentuan ngjarje që nuk i realizuan dot.

Kështu i përshkruan grupi hetimor i SPAK veprimet e 11 personave të konsideruar si grupi kriminal, që planifikuan eliminimin e Rrumit dhe Ndojës sepse i konsideruan si të rëndësishëm në zonën e Durrësit.

Burimet thanë se pas vrasjes së Andi Malokut, një ngjarje për të cilën përfunduan në burg Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj aktualisht nën gjykim, grupi që drejtohej nga Dubai nga Plarent Dervishaj i shpallur në kërkim nuk e ndaloi ndjekjen ndaj shënjestrave të cilët u gjurmuan me makina të blinduara.

Në një rast prokurori Arjan Ndoja që u shfaq edhe gjatë Vettingut i shoqëruar nga truprojat ka zbuluar lëvizje të dyshimta dhe ka kryer manovra për të shmangur rënien në pritë deklarojnë burimet për TCH.

Por të dhënat e SPAK bëhet me dije se janë konfirmuar nga pala franceze që në të njëjtën kohë po hetonte një grup trafikantësh që në bisedat përmes enchrochat shfaqen edhe djemtë e Dubait midis tyre edhe Plarent Dervishaj, i shpallur në kërkim.

Së bashku me të në listën e të kërkuarve si sigurues të mjeteve për të vrarë prokurorin janë edhe Julian Mece, Ramazan Rraja dhe një person me inicialet D.SH. që SPAK thotë se komunikonin për detajet./TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit