Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të datës 30.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60 ka rënie me 40 cm me ditën e djeshme ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m ka rënie me 25 cm me ditën e djeshme( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1020 Ha, ka rënie me 330 Ha
Njësia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Nuk ka prezence uji në oborre.
Në rrugën e Obotit po operojnë 1 mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore .
Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji.