Qeveria i ka dhënë KQZ-së shtesë fondi 2.5 miliardë lekë për zgjedhjet lokale të 14 Majit për bashkitë. Pjesa kryesore e këtij fondi pritet që të shkojë për bashkitë e reja ku do të futet votimi dhe rrjedhimisht numërimi elektronik. KQZ do të shqyrtojë se cilat bashki, përveç Vorës që është aktualisht do të bëhen pjesë e votimit elektronik, ndërkohë që Elbasani dhe Kamza po shqyrtohen.
“Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej: a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”; b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale””, thuhet në VKM, e cila është botuar në fletoren zyrtare, ndërkohë që efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve me shifrën 1. 8 miliard lekësh nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit” thuhet në fletoren zyrtare.