Gjatë operacionit të koduar “Postriba” në Shkodër janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të policisë. Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
Ai është Jetmir Kodra 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.








