-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Tapë në timon e shpejtësi skëterrë’/ ‘Rrugorja’ arreston 19 shoferë, pezullohen 34 patenta!

Kryesoret

Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës, ku raporton se janë arrestuar 19 drejtues mjetesh pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.

Mësohet se janë ndëshkuar me gjobë rreth 461 drejtues mjetesh për përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse. Sakaq janë pezulluar 34 leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas 19 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️34 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 461 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️393 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️378 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 208 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 58 masa administrative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit