Pas kërcënimeve të Olta Gixharit se “di shumë gjëra për Kiara Titon” si një mënyrë për të provokuar Luizin, ka reaguar shoqja e ngushtë e moderatores.
“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash” tha Olta për moderatoren.
“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”.
Liesa Haxhiasllani ka bërë një postim në Instagram për deklaratën e Oltës ku shkruan: “Çfarë di Olta që s’e dikam unë?”.