-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EUROSTAT: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat!

Kryesoret

Familjet shqiptare vijuan që të mbanin rekordin e shpenzimeve për bukë dhe drithëra në Europë edhe për vitin 2021, sipas të dhënave të përditësuara të Eurostat.

Në një tregues të varfërisë, shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra për vitin 2021 ishin sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (të ardhurat e ekonomisë në një vit), nga 1.1% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Duke qenë se të ardhurat janë të ulëta, një familje shpenzon më parë për gjërat e domosdoshme, siç është ushqimi apo dhe buka dhe më pas mund të mendojë për shpenzime të tjera. Pas Shqipërisë, renditet Mali i ZI, me 3.4% të PBB-së, Bosnja, me 3.2%, Rumania me 2.9%.

Në Europë, më pak për bukë e drithëra në raport me PBB-në shpenzojnë Danimarka, Suedia, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Zvicra etj, me më pak se 1% të PBB-së. (shiko grafikun: Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra ndaj PBB-së, 2021).

Edhe për grupin “Ushqime dhe pije jo alkolike”, Shqipëria sërish mban rekord në raport me të ardhurat.

Po sipas Eurostat, gati një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për tu ushqyer. Sipas Eurostat, Shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike, ndaj PBB-së, në vitin 2021 për Shqipërinë ishin 31.6% e PBB-së, nga 7.1% që është ky tregues për mesataren e bashkimit Europian.

Shteti i dytë që është pas Shqipërisë, Mali e Zi, e ka këtë tregues 23.7%.

Të ardhurat e ulëta dhe çmimet relativisht të larta janë arsyet kryesore se pse familjet shqiptare shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për tu ushqyer./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit