-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Dita nis me kthjellime dhe temperatura të ulëta, por çfarë sjell pasditja?

Kryesoret

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rënie të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit. Orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ku në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere.

Në të gjithë zonën malore të Shqipërisë, mbetet problematika e ngricave. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtim permanent verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Masat ajrore të ftohta që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushte e motit edhe në republikën e Kosovës ku ngricat edhe temperaturat e ajrit do të jenë dominante. Për sa i përket motit, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku në zonat veri-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit