-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet mjeku i 34-vjeçares që vdiq pas abortit: Nuk ishte hera e parë

Kryesoret

Pas vdekjes së 34-vjeçares Etleva Çullhaj në Elbasan disa orë pasi kreu një abort janë proceduar penalisht 2 mjekë të maternitetit.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar mjeku reanimator, Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë dhe dha dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

Sipas mjekut viktima kishte abortuar edhe disa herë më parë e cila gjithmonë e më shumë rrit rrezikun për jetën e nënës.

Pas anestezisë, mjeku u shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Historia është e tillë, kjo vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Rri me qera në Elbasan, është nga fshatrat e Baldushkut. Burri është në burg në Greqi për vrasje. Për të rritur dy fëmijë e shkreta punonte kështu siç punojnë këto si prostituta. Bashkë me atë shoqen tjetër. Pa burrë dhe pa gjë. Më thërret ***** për dy aborte.

Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 12-13 javësh. Mbaroi abortin dhe kjo e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika”, tha mjeku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit