Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan punimet në ndërtimin e tunelit të Llogorasë.
Sot u rrëzua “perdja” duke u hapur tuneli, tashmë vijon puna për përfundimin. Afati është Gushti i vitit 2024, por premtimi u dha nga qeveria se mund të hapet në Qershor.
Kreu i qeverisë u shpreh se “përfundojnë me një moment emocionues për të gjithë skuadrat e angazhuara, gërmimet e tunelit të Llogarasë, i cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore”.
Tuneli, tha më tej Edi Rama që tuneli “do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore”
Ai tha se kjo është një punë e bërë në “kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës“. Kryeministri tha se shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm gjithçka do të jetë gati për të nisur kalimin.