Pas Vaut të Dejës dhe Patosit, grupi i PD-së së Enkelejd Alibeajt ka zyrtarizuar këtë të martë një tjetër kandidat për kryetar Bashkie për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Bëhet fjalë për Dritan Sulën, i cili do të garojë për Bashkinë e Dimalit, ndërsa përballë tij nga grupi i Berishës është kandidati Gentjan Mice.
Sula është një sipërmarrës, i cili është angazhuar në Partinë Demokratike që në vitin 1991.