Ana Lleshit dhe Arjon Luli kanë qenë pjesë e emisionit Përputhën, por marrëdhënia mes tyre u kris pas publikimit të një fotoje që Arjon Luli i kishtë bërë Diana Lleshit në banesën e tij, teksa ajo po flinte gjumë. Mësohet se për foton Arjoni është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të përndjekjes.
Një natë Arjoni i cili jeton në afërsi të vilave gjermane ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjelle disa ilaçe në banesë.
Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.
Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.
Gjatë deklarimeve të dhëna pas denoncimit, Diana Lleshi ka prentenduar se për një përiudhë kohe gjatë pjesëmarrjes në emision, nuk kishte vendosur ta zgjidhte Arjonin në takime, çka e ka nervozuar këtë të fundit.
Denoncuesja ka shpjeguar se edhe pse Arjoni e kërcënonte shpesh, ajo nuk i ka bërë kallzim pasi e preferonte. Por pas publikimit të fotos e dëmtuara i është drejtuar policisë, pasi për një përiudhë 7 mujore është ndjerë e shantazhuar dhe e kërcënua dhe për më tëpër është përjashtuar nga emisioni.
Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.