Gjatë prezantimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, deputetja Jorida Tabaku ndërsa prezantoi problemet që hasen aktualisht me ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve solli në dukje argumentin se qeveria shqiptare si pasojë e mungesës së pikave ka miratuar koncesione të kundërta me interesin tonë kombëtar.
“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse.
Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama” u shpreh Tabaku duke sjellë në vëmendje koncesionet që oligarku rus, Oleg Deripaska ka fituar nën qeverisjen Rama.
“Deripaska ka qenë një nga punëdhënësit e McGonigal, agjentit të arrestuar të FBI i akuzuar ndër të tjera edhe për sajesën e lobimit rus ndaj PD në SHBA me porosi të kryeministrit Rama” thotë zyra e shtypit të PD-së.