-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Robelli: Presidenti kroat i shfrenuar kundër pavarësisë së Kosovës

Kryesoret

Sot presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq ka shkuar një hap më tutje me deklaratat e tij provokuese dhe absurde. Kësaj radhe ka atakuar pavarësinë e Kosovës duke u bërë altoparlant i Serbisë.

Duke folur para gazetarëve gjatë qëndrimit në Petrinje të Kroacisë qendrore, Millanoviq tha: „Derisa nuk e kuptoni se Serbia dhe Rusia nuk janë të njëjta, ky është fakt i dhimbshëm dhe rrezik. E kemi aneksuar Kosovën.

Ne dhe bashkësia ndërkombëtare. I është marrë Serbisë (Kosova). Kush e ka bërë këtë? A e kemi pranuar Kosovën? Nuk është aneksim, është grabitje. Si quhet kjo? Ekstarkim? Jo buka, po kulaçi. Me këtë nuk vihet në pyetje Kosova, por krejt koncepti“.

Millanoviq prej kohësh provokon me deklarata kundër Ukrainës, kundër NATO-s, kundër BE-së, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër boshnjakëve.

Pas deklaratës së tij të sotme kundër pavarësisë së Kosovës, Millanoviq është shndërruar në yll të mediave të Serbisë të cilat kontrollohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Krejt mediat proqeveritare serbe e kanë botuar lajmin se Millanoviq, më në fund, e paskësh pranuar se bashkësia ndërkombëtare ia ka grabitur Kosovën Serbisë.

Para se të bëhej kryetar i Kroacisë, Millanoviq një kohë ka qenë këshilltar për „integrime europiane“ i kryeministrit aktual të Shqipërisë. Prej se ka hyrë në selinë e presidentit në Pantovçak të Zagrebit, Millanoviq është shndërruar në provokator të nivelit të kafehaneve ballkanike.

Raporti i tij me qeverinë kroate është jashtëzakonisht i tensionuar dhe shoqërohet me sharje të rënda të ndërsjella. Shumë analistë në Zagreb besojnë se Millanoviq është presidenti më i turpshëm në historinë bashkëkohore të Kroacisë.

Sa i përket Kosovës: kur ishte i papunë, Millanoviqi vinte për „vizitë private“ në Prishtinë për të gjetur ndonjë angazhim – në vendin që, sipas tij, iu paskësh grabitur Serbisë nga Perëndimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit