Nesër nis reforma në gjykatat e vendit duke sjellë mbylljen në disa qytete, por kryesorja është Apeli, që tashmë do të ketë vetëm një në të gjithë vendin.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri shprehet se hartën e re gjyqësore do ta çojnë në Kushtetuese.
“Reagimi tani do jetë në instanca të larta. Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Proceset do gjykohen në gjykatën e apelit Tiranë. Tani njerëzit e kanë kuptuar se lufta jonë kishte një kuptim.
Do mësohemi, sepse do vazhdojë puna njësojë, tarifat do rriten. Problematikat do reflektohen në xhepat e qytetarëve që kanë probleme me ligjin.
2100 dosje mund të gjykoheshin për 1 vit në Shkodër, tani nuk dihet kur do gjykohen. Kanë qenë 24 punonjës të administratës, do mbesin vetëm 3. Nuk dihet fati i të tjerëve në Gjykatën e Apelit Shkodër. Mbetet për tu parë në vazhdim.
Me ndërtesën e ndërtuar në vitet e fundit nuk dihet çfarë do të bëhet”, u shpreh kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri.