Shtyhet sërish. Seanca e parashikuar për sot në orën 14:00 për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirit është shtyrë. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit.
Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.
Ai i ka kërkuar gjykatës që t’i njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove dhe nëse kjo kërkesë pranohet, atëherë ish-ministrit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg duke fituar lirinë.