-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Suedia: “Drejtësia” nuk mjafton! Shqipëria e detyruar të reformohet

Kryesoret

Në intervistë për DW, Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në Tiranë, në kuadër të Presidencës suedeze të BE thekson nevojën e emergjencës së integrimit për shkak të luftës në Ukrainë e sigurisë së gjithë Europës. Ajo u ndal te reforma në drejtësi dhe negociatat.

“Ajo që vërejmë është se në Shqipëri ka një energji të re për reformat, ka një vullnet të ri për t’i ꞔuar ato përpara, pikërisht sepse kanë filluar negociatat për hyrjen e saj në BE. Shohim që ministritë kanë vullnet për të bërë gjëra të vështira. Shohim që duan t’u japin përparësi burimeve njerëzore. Dhe kjo është një shenjë e mirë. Shqipëria është e detyruar nga procesi i hyrjes në BE që të reformohet. Kjo po ndodh. Shqipëria ka bërë shumë progres në reformën në drejtësi.

Mendoj që edhe popullsia në Shqipëri e percepton reformën në drejtësi si të tillë, të sukseshme. Progresi është vërtet shumë mbresëlënës, por kjo nuk mjafton. Mendoj që për të ndryshuar perceptimi i njerëzve ndaj institucioneve shtetërore duhet që këto institucine të jenë të hapura dhe të aksesueshme. Në Suedi kemi punuar shumë për ta arritur këtë. Çdo vit në Suedi matet niveli i kredibilitetit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore, opinion i tyre nëse njerëzit në këto institucione kanë punuar mire ose jo.

SPAK duhet mbështetur pasi ëshë institucion shumë i rëndësishëm që merret me korrupsionin në nivel të lartë. Të luftosh korrupsionin është e mundur, por e vështirë sepse ai prek të gjitha fushat e jetës. Suedia po mbështet digjitalizimin e policië së trafikut rrugor për të shmangur rastet e korrupsionit mes drejtuesve të automjeteve dhe policisë rrugore” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit