Andrew Tate do të qëndrojë në paraburgim për të paktën një muaj tjetër pasi apeli i tij u refuzua.
Tate, 36 vjeç dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan muajin e kaluar nën dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar.
Të dy burrat i mohuan akuzat.
Muajin e kaluar, një gjykatës zgjati paraburgimin e tyre deri më 27 shkurt – një vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit të Bukureshtit të mërkurën.
Andrew Tate doli në ballë të lajmeve në fund të vitit 2022, kur u bë i ditur lajmi për arrestimin e tij në Rumani me akuzën e trafikimit të seksit.
Vëllai i tij u arrestua gjithashtu në atë kohë, me prokurorët rumunë që thanë se vëllezërit Tate dhe dy persona të tjerë që u arrestuan gjithashtu, “krijuan një grup krimi të organizuar për të rekrutuar dhe shfrytëzuar gratë duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike. Ata duhet të kenë fituar shuma të konsiderueshme parash”.
Siç u bë e ditur në atë kohë, dialogu online që ai pati me aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg rezultoi vendimtar për arrestimin e Andrew Tate.
Pas arrestimit të Andrew Tate, policia rumune publikoi një video të bastisjes në vilën e tij në Bukuresht ku u gjetën armë, thika dhe para.