Nëse lind nevoja për fonde shtesë në projektet e investimeve buxhetore në vitin 2023, duhet që të miratohen paraprakisht edhe nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë.
Përveç se investimet publike sidomos ato në rrugë bëhen më kosto të larta, shtesat e punimeve janë bërë të zakonshme, duke i nxjerrë shpenzimet buxhetore jashtë kontrollit për disa projekte.
Gjithashtu në përpjekje për të vënë rregull në investimet publike Ministria e Financave udhëzon që njësite e qeverisjes qendrore në detajimin e planeve të miratuara të investimeve, do të mbajnë parasysh këto kritere dhe përparësi në financimin e projekteve:
1-Projektet e investimeve të propozuara për financim duhet të jenë pjesë e projekteve të propozuara dhe të shqyrtuara nga Këshilli i Ministrave dhe te paraqitura në Kuvend, për vitin 2023.
2- Projektet në vazhdim nga viti 2021-2022 ose me parë do të financohen me përparësi dhe duhet të jenë pjesë e prioriteteve të propozuara për financim gjate vitit 2023.
Fondet për projektet e reja të investimeve për blerjen e pajisjeve elektronike/informatike dhe sisteme iT, që lidhen me Teknologjinë e informacionit, bëhen efektive pas lidhjes se kontratës nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit (AKSHI).
Lidhja e te gjitha kontratave për blerjen e mallrave dhe shërbime për mirëmbajtjen e sistemeve TI (shpenzime kapitale dhe korente), kryhet nga AKSHL./Monitor