Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka thënë se ndjehet më e lehtësuar ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka konfirmuar se nuk e mbështet krijimin e enklavës serbe në Kosovë përmes Asociacionit.
Ajo këtë e bëri të ditur në një reagim në “Twitter”, ndërsa ka ndarë momente gjatë një debati të Parlamentit Britanik me qeverinë, mbi çështjen e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë çështjen e Kosovës, me propozimin franko-gjerman.
“Shumë e lehtësuar kur dëgjova qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklavë serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”.
Very relieved to hear the Government confirm that they will not support the creation of a Serb-enclave in Kosovo.
Crucial we do not further entrench ethno-nationalism in the Balkans. pic.twitter.com/RytJaWfAMb
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 31, 2023