Sot në burgun e Drenovës u regjistrua një ngjarje e rëndë. Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka goditur efektivin Erjon Çekiçi. I dënuari është Osman Vani, i cili pas goditjes së gardianit të burgut është izoluar.
Gardiani ka marrë disa dëmtime të lehta dhe dërguar në infermierinë e burgut për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku për dhunën e krijuar në burgun e Drenovës.